Rrezikojnë të shemben, 4 shkolla në Fier jashtë funksionit

Postuar në 20 Janar, 2012 09:31

Kater shkolla 9-vjeçare ne Qarkun e Fierit rrezikojnë të mbyllen nga Inspektoriati i Shëndetit Publik nëse nuk ndërhyhet për rikonstuksionin total të godinave të tyre. Mungesa e investimeve përgjatë 30 viteve  tashmë jo vetëm që i ka bërë jofunksionale këto godina por edhe të rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit, pasi rrezikojnë të shemben. Kjo situatë e vështirë pranohet edhe nga Drejtoria e Arsimit të Fierit.   

"Godinat që kërkojnë ndërhyrje emergjente janë katër shkolla 9-vjeçare, në Frakull të Vogël, në Ngjeqar, në Vreshtas dhe në Kallm të Madh. Ka nevojë për ndërhyrje emergjente për rikonstruksion, për tavane, për dyer, dritare. Kanë nevojë emergjente për tu rikonstruktuar", thotë Suzana Numani, drejtoresha e arsimit, qarku Fier. 

Kamera e "AS" ishte në fshatin Kallm i Madh. Gjendja e shkollës "Hiqmet Buzi" ku mësojnë 200 nxënës është mjaft e rëndë. Atje mungojnë banjot, palestra, bankat, dyert e dritaret janë të trashëguara ndër vite dhe janë jashtë cdo funksioni.

"Shkolla e fshatit Kallm i Madh, 'Hiqmet Buzi' është tejet e amortizuar, duke filluar që nga godina, tavanet. Tualetet janë të mbyllura, palestra është jashtë funksionit për arsye sigurie, por që edhe dritaret janë të kalbura", thotë Teuta Gërmenji, drejtoresha e shkolles Kallm i Madh.

Kështu si në fshatin Kallm i Madh, është edhe gjendja e shkollave  Mbreshtas, Ngjeqar dhe Frakull e Vogël. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin godinat, por edhe situatës sanitare, edhe shkollat në këto komuna rrezikojnë të mbyllen me urdhër të Inspektoriatit të Shëndetit Publik.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.