Dhuna, HRW: Iraku, më keq se një vit më parë

Postuar në 22 Janar, 2012 13:31

Organizata Human Rights Watch thotë se situata në Irak është shumë më keq nga ç'ka qenë një vit më parë, duke paralajmëruar se njerëzit po torturohen nëpër burgje sekrete. Në një raport të publikuar më herët gjatë ditës, grupi thotë se ka zbuluar një burg në të cilin të burgosurit rrihen, varen me kokë poshtë, e u bëjnë shok elektrik në pjesë të ndjeshme të trupit. 

Sipas organizatës, raporti është bazuar në vetë dëshmitë e të burgosurve. Ministri i Drejtësisë në vend, bëri të ditur në muajin mars se do të mbyllje burgn Camp Honor, megjithatë HRW thotë se ka informata të besueshme se burgu vazhdon të qëndrojë hapur dhe çdo gjë që ndodh aty i raportohet kryeministrit, Nuri al-Maliki. 

Qeveria në vend ende thotë se përballet me një kërcënim të madh terrorist dhe se burgosjet ndodhin në linjë me proceset gjyqërore. Ali al-Mousawi dënoi ashpër raportin e sotëm duke thënë se nuk ka burgje sekrete në vend, megjithatë pranoi se disa herë ka pasur ushtrim dhune, por që personat përgjegjës janë dënuar. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.