700 metalurgët lënë grevën, presin vendimin e ministrisë

Postuar në 23 Janar, 2012 13:13

700 metalurgë të kompanisë Kurum Internacional, kanë ndërprerë sot grevën për t’i lënë kohë institucioneve shtetërore për zgjidhjen e cështjes së furnizimit me energji, e cila ka cuar në bllokimin e aktivitetit të kompanisë.

Metalurgët kanë protestuar sot për disa orë përpara ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, ndërkohë një përfaqësi e tyre janë takuar me ministrin Naco nga i cili kanë marrë garanci për zgjidhjen në kohë të problemit.

Kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj bëri publike për mediat të gjitha propozimet e metalurgëve, ndërsa shtoi se protesta do të rinisë të premten nëse nuk plotësohen kërkesat.

“Ne i sollëm ministrit të gjitha propozimet tona në tavolinë për problemin në fjalë. Për efekte sociale dhe për efekte të krizës ekonomike kjo firmë të lejohet edhe tre muaj të tjerë të punojë me rregullat e mëparshme pavarësisht nga ligji i Parlamentit. Propozimi i dytë ishte që kjo firmë të mos dalë vetë në treg meqë e ka të pamundur, por t’ia sigurojë shteti energjinë, sigurisht me cmimin e tregut sic e merr për CEZ-in. Besoj që kjo do jetë mundësia më e madhe e zgjidhjes. Ditën e premte do vazhdojë greva nëse cështja nuk zgjidhet”, tha Nikollaj.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.