Shqipëria do t'i kthejë 3.5 milionë dollarë borxh Sllovenisë

Postuar në 24 Janar, 2012 09:34

Shqipëria do t'i paguajë Sllovenisë borxhin e akumuluar gjatë regjimit komunist në vlerën e 3.5 milionë dollarëve. 
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë. 

Drejtori i Menaxhimit të Borxhit Publik, Xhentil Demiraj, theksoi gjatë punimeve të komisionit se borxhi i trashëguar nga komunizmi është 230 milionë dollarë. 
Demiri theksoi se ministria e Financave po negocion me palët për kushtet e shlyerjes së këtij borxhi. Kjo marrëveshje riskedulon borxhin e vjetër ndaj këtij shteti krijuar nga marrëdhëniet tregtare në klering. Shuma e borxhit është 3.5 milionë dollarë dhe shlyerja e këtij borxhi ka një afat dyvjeçar. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.