Lagard: Ekonomia botërore në një zonë të thellë rreziku

Ekonomia botërore është në një zonë të thellë rreziku për shkak të krizës në Eurozonë, deklaroi sot shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde.
Sipas parashikimit të fundit, ekonomia e Britanisë së Madhe do të rritet me vetëm 0.6 përqind gjatë këtij viti, ndërsa ajo Gjermane do të rritet me 0.3 përqind, ndryshe nga sa ishte parashikuar më parë.
Edhe Franca gjithashtu pritet të ketë një rritje ekonomike shumë të dobët, me vetëm 0.2 përqind sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ekonomitë në rritje të tilla si ato në Europën Qendrore dhe Lindore, apo Azi, mund të preken nga kriza në Eurozonë. Sipas FMN-së, një prej sfidave më të mëdha të ekonomisë europiane ishte rikthimi i besimit në tregjet financiare ndërsa ekonomia botërore nevojitet të ndërmarrë hapa vendimtare për të përmirësuar mjedisin financiar aktual.
Ndërkohë komisioneri për cështjet ekonomike i Bashkimit Europian, Olli Rehn u shpreh se priste që Europa të përfshihej nga një recesion i moderuar gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Ballkanweb.com
Add new comment