“Bisha dykokëshe”, kënga antishqiptare që qarkullon në Maqedoni

Një këngë me përmbajtje me nota antishqiptare e mbushur plot vrer dhe parrulla cnjerëzore po qarkullon këto ditë në forume të ndryshme maqedonase.
Me vargjet “bisha të zeza dykokëshe, po na nxijnë Maqedoninë, dënoj o Zot, as në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka”, kënga është shkarkuar dhe në faqen sociale youtube duke përhapur edhe më shumë rrezikun e shpërndarjes dhe qarkullimit të saj në forume të tjera nacionaliste.
Ndërkohë aj që të bie më shumë në sy është sesi portale të ndryshme lajmesh në Maqedoni ekzistencën e kësaj kënga në lajm sensacionalpër shifrat rekord të dëgjueshmërisë, ndërkohë theksohet se e njëjta kënga përdoret si himn kënduar nga tifozët e klubit të futbollit "Teteks" të Tetovës, raporton Ina.
PËRMBAJTJA E KËNGËS:
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet
Autoritetet shtetërore deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për qarkullimin e këngës antishqiptare dhe raciste megjithëse ky nuk është rasti i parë që këngë të tilla dhe incidente me objekt fyerjen e shqiptarëve janë shënuar në Maqedoni
Ballkanweb.com
Add new comment