I ftohti vdekjeprurës, rekord viktimash në Europë

Acari vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën me një numër rekord viktimash të përqëndruara kryesisht në pjesën lindore të kontinentit. Vështirësitë ndjehen megjithatë kudo, Britania ka anulluar 30 për qind të fluturimeve e aeroportetet në mbarë vendin duke nisur nga më i madhi në Heathrow kanë paralajmëruar për vonesa gjatë gjithë javës. Numri i viktimave është mbi 300.
Listës së vendeve më të goditura i është shtuar dhe italia, ku vetëm dje viktimat e të ftohtit kanë qenë 10. Megjithëse ka marrë vetë lopatën për të pastruar borën një ciklon kritikash ka përfshirë kryebashkiakun e Romës, Gianni Alemano përsa i përket reagimit ndaj situatës. 4 viktima në Itali kanë humbur jetën për shkak të infarktit, ndërsa hapnin rrugët nga bora me mjete mekanike. Një kamionist 68-vjeçar është gjetur i pajetë sot pranë automjetit të tij, ndërsa transportet janë zhytur në kaos.
Edhe më e rëndë është situata në Kiev, ku termometri është ngjitur -10 gradë. Viktimat e të ftohtit janë 130 të vdekur 2 mijë të shtruar në spital e 75 mijë të strehuar në qendrat e emergjencës. Bora ka bllokuar kryeqytetin dhe në Bosnjë. Mbi një metër borë është regjistruar në Sarajevë, ndërsa gjendja shihet si alarmante në dhjetëra rajone të bllokuara nga bora, ku po dërgohen ndihma me helikopter.
Në Gjenevë kësaj here skupturat e akullit i krijoi vetë nëna natyrë. Dhjetëra kuriozë kanë vizituar skulpturat në qytetin e dytë më të madh të Zvicrës, të krijuara nga era e ftohtë dhe e thatë katrakteristike për vendin alpin që arriti një shpejtësi deri në 80 km në orë. Dhjetë ditë pas acarit që mbuloi Romaninë, qëndrojnë të mbyllura 20 rrugë kombëtare e mbi 40 rrugë kryesore rajonale. Mbi 50 udhëtime me tren janë anulluar për sot e janë mbyllur dhe rrugët detare drejt Detit të Zi. 90 për qind e Danubit është ngrirë.
Albanian Screen
Add new comment