Evropianët nesër në protestë solidariteti: Të gjithë jemi grekë!

Demonstrata në favor të Greqisë janë duke u përgatitur të zhvillohen nesër pas mesdite në shumë vende evropiane, në përgjigje të krizës ekonomike dhe problemeve akute të shkaktuara nga shoqëria greke. Demonstratat do të zhvillohen nesër në 18 shkurt, në ora 14:00 në cdo vend të Evropës.
Me moton «Ne jemi të gjithë grekë» një lëvizje mbarevropiane përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje publikut ndërkombëtar, në një mobilizim masiv të shtunën 18 shkurt 2012, për t’u solidarizuar dhe mbështetur popullin grek në këto momente të vështira, që po kalon ai.
Sic theksohet në thirrje, “masat që u votuan nga Parlamenti grek në datën 12 shkurt imponojnë reduktime të mëdha në pagat dhe pensionet dhe parashikohen gjithashtu shkurtimin e vendeve të punës në ndërmarrjet publike”.
Në këtë thirrje vihet në dukje se Greqia «është përdorur si një laborator para se këto masa të përgjithësohen», të cilat karakterizohen të padrejta nga ana shoqërore dhe jodemokratike.
«Popullit grek i nevojitet solidaritet ndërkombëtar dhe kërkon mbështetjen tonë. Le t’i përgjigjemi thirrjes së tyre. Jemi të gjithë grekë!», theksohet në këtë thirrje.
Demonstratat e solidaritetit për popullin grek priten të zhvillohen të shtunën në orën 14:00 sipas orës lokale përpara ambasadave dhe konsullatave greke në qytete të ndryshme të Europës, nga Parisi deri në Romë dhe nga Dusseldorfi në Madrid.
Një mobilizim në solidaritet për Greqinë është planifikuar edhe në Nju Jork të shtunën në orën 14:00 në parkun Zukoti ku për muaj me radhë kishin ngritur kampin e tyre protestuesit e lëvizjes Occupy New York.
Ballkanweb.com
Comments
Po behen gati 200 vite qe
<p>Po behen gati 200 vite qe jeni dhe e mbeshtesni Greqine, po a keni pyetur veten se a eshte Greqia me ju?</p><p> </p>
Add new comment