Greqia ndërpret eksportin e energjisë

Postuar në 18 Shkurt, 2012 12:12

Greqia mbylli këtë javë linjën e interkonjeksionit me Shqipërinë. Shkak është bërë emergjenca energjitike në shtetin fqinj, cka ka bërë që autoritetet të marrin vendimin për ndalimin e importit dhe ekportit të energjisë. Kjo do të thotë se tashmë Shqipëria po importon vetëm nga dy linjat e tjera të interkonjeksionit në veri, kryesisht me Serbinë e Malin e Zi. 

Kriza energjitike që po kalon rajoni ka bërë që kompanitë private të tregëtojnë energjinë me çmime dy herë më të larta nga shitja që kryejnë ndaj kompanive furnizuese. Deri në fund të muajit shkurt CEZ-I do të importojë një total prej 390 mijëë megavat-orë energji.

Edhe për muajin mars në rast se thatësira dhe situate e vështirë energjitike do të vazhdojnë CEZ ka marrë masat për të importuar të njëjtën sasi energjie sikurse në muajin shkurt.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.