Zgjedhjet nëpër universitete, shpallen fituesit

Postuar në 21 Shkurt, 2012 13:40

 

Zgjedhjet në universitetin Ismail Qemali

Pas përfundimit të numërimit të votave në universitetin e Vlorës është rikonfirmuar në detyrën e rektorit Albert Qarri, i cili do të drejtojë edhe në katër vitet e ardhëshme universitetin Ismail Qemali. 
Ndërsa dekanët e rinj janë për fakultetin Ekonomik  Evelina Bazini, për fakultetin e Shkencave Teknike Kristofor Lapi, për fakultetin e Shkencave Humane Aleks Trusha.

Zgjedhjet në universitetin Aleksandër Moisiu

Edhe në universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit është rizgjedhur rektori aktual Mitat Mema pas votimit të një dite më parë. Rezultati ndërmjet rektorit Mema dhe kandidatit Bardhyl Çeku ka qenë mjaft i ngushtë, ndërkohë që ditën e djeshme procesi u shoqërua me akuza dhe kundërakuza ndërmjet të tre kandidatëve pjesëmarrës në votim.

Zgjedhjet në universitetin e Korçës

Në universitetin e Korçës ka përfunduar numërimi i votave  për zgjedhjen e rektorit dhe stafit drejtues akademik. Gjergji Mero është rikonfirmuar në postin e rektorit me 95 ë votave, po ashtu edhe dekania e fakultetit Bujqësisë Irena Kallço, e cila ka marrë mandatin e saj të dytë. Ndërsa dekanët e fakultetit Ekonomik, të Mësuesisë dhe Shkencave Humane dhe të natyrës janë emra të rinj. Dekan i fakultetit Ekonomik është Fredi Cucllai, i Mësuesisë Ali Jashari dhe i Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane Gjergji Pendavinji. Numërimi i votave vazhdon për emrat e rinj të këshillave administrativë. 

Zgjedhjet në universitetin Luigj Gurakuqi

Artan Haxhi është rikonfirmuar rektor i universitetit të Shkodrës me 91 e votave, duke mos patur një kandidaturë tjetër përballë në këtë garë. Gjithashtu janë rikonfirmouar dekanet e fakultetit Ekonomik dhe Shkencave Shoqerore, të cilët gjithashtu nuk kanë patur kandidatë rivalë. Në fakultetin Juridik dhe atë të Gjuhëve të huaja nuk janë zhvilluar zgjedhje për dekanë.

Zgjedhjet në universitetin Aleksandër Xhuvani

Ndërsa Universiteti i Elbasanit nuk i ka shpallur rezultatet e votimit të një ditë më parë. Për postin e rektorit kandidati i vetëm ishte rektori aktual Liman Varoshi po ashtu edhe tre dekanët e fakulteteve ishin pa rivalë. Vetëm në fakultetin Ekonomik gara zhvillohej ndërmjet tre kandidatëve Ali Turhani, Altin Idrizi e Evis Caku. Në votime u thirrën të paktën 9 mijë studentë dhe mbi 210 pedagogë.

Zgjedhjet në universitetin Eqerem Çabej

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në universitetin e Gjirokastrës, Gëzim Sala është rizgjedhur rektor me 90 përqind të votave. Sala ishte kandidati i vetëm për postin e rektorit të universitetit Eqerem Çabej. Ndërsa për postin e katër dekanëve ka patur më shumë se një kandidat në konkurim. Dekani i fakultetit të shkencave shoqërore është zgjedhur Roland Zisi, ndërsa Lavdim Hasani është dekani i ri i Shkencave Natyrore. Në proces kanë marrë pjesë 3150 votues.  

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.