Dimri i stërzgjatur, arsimi në Kukës në alarm për ngrohjen

Drejtuesit e institucioneve arsimore në Kukës kanë dhënë alarmin se lënda djegëse që përdoret për ngrohje gjatë procesit mësimor-edukativ është drejt përfundimit. Kjo ka ardhur pas kushtete e vështira të motit, keqpërdorimi i lëndës djegëse si dhe zgjatja në kohë e dimrit çka kanë detyruar bashkinë e Kukësit që të nisë shpërndarjen e lëndës drusore që shfrytëzohet për ngrohje nga institucionet arsimore të qytetit,për të dytën herë.
Sipas kreut të bashkisë bëhet e ditur se në këto muaj,që nga data zyrtare e ndezjes së sobave pasi godinat arsimore përdorin këtë mënyrë për ngrohje, shkollat, kopshtet, çerdhet e konviktet kanë shpenzuar më shumë se 680 metër kub dru. Madje, atyre u është shpërndarë më një sasi më e madhe nga sa ishte kërkuar prej tyre në fillim vitin shkollor.
Në institucionet arsimore të qytetit të Kukësit janë shpërndarë rreth 811 metër kub dru zjarri ku deri me datën 16 të këtij muaji shkollat, kopshtet, çerdhet si dhe të tjera institucione arsimore kanë djegur rreth 682 metër kub dru. Bashkia Kukës numëron 13 institucione arsimore të niveleve të ndryshme, për të cilat pritet të shpërndajë dhe mbi 100 metër kub dru.
Albanian Screen
Add new comment