Rusi, protesta kundër Putin 1 javë para zgjedhjeve presidenciale

Postuar në 26 Shkurt, 2012 08:18

Një manifestim gjigant kundër Vladimir Putin ka nisur ne Moskë. Kjo është protesta e 4-t e madhe që prej nisjes së fushatës presidenciale. 
Një zinxhir njerëzor i përbërë nga dhjetëra mijëra persona u formua, ndërsa në rresht për një protestuesit realizuan një unazë gjigante në kryeqytetin rus. 
Lëvizja vjen vetëm një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ku kryeministri Putin kërkon një mandat të tretë në krye të Kremlinit, pas atyre të realizuar në vitet 2000-08. Pavarësisht kundërshtive në rritje brenda vendit dhe polemikave për zgjedhjet parlamentare jashtë standarteve, të mbajtura në fillimin e vitit, Putin duket se ka një avantazh të qartë ndaj të gjithë rivalëve të tjerë. 
Një sondazh i kryer më parë gjatë javës tregoi se aktualisht 59-vjeçari zotëron 65% të preferencave, i ndjekur nga komunistët, kandidati i të cilit pritet të sigurojë rreth 20% të votave. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.