Grekët punojnë më shumë orë në vit, por gjermanët janë më produktivë

Postuar në 27 Shkurt, 2012 04:49

Në një krahasim që iu bëhet punëtorëve grekë me punëtorët gjermanë bazuar në të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), rezulton se një punëtor grek punon 2 017 orë në vit, krahasuar me një punëtor gjerman, (që konsiderohet si mishërimi i punës së madhe), i cili shënon 1 408 orë pune në vit. 

Por detaji që bën dallimin, është se tregu grek i punës përbëhet nga një numër i madh i vetëpunësuarve, të cilët punojnë më shumë se sa ata që kanë nënkshkruar një kontratë pune. 

Dallimi tjetër është numri i të punësuarve me kohë të pjesshme, i cili në Gjermani është më i lartë. 

Një tjetër element që e bën tregun grek të punës më pak të favorshëm, është fakti që vetëm 60% e popullsisë në moshë pune në Greqi e ka tani një punë, ndërsa në Gjermani shifra korresponduese është mbi 70%. 

Ndaj meqënëse tregjet e punës janë të strukturuara në mënyra krejt të ndryshme, edhe krahasimi bëhet tepër i vështirë. 

Sa për produktivitetin, një punëtor mesatar gjerman është më produktiv sesa një punëtor grek. 

Gjermania renditet si vendi i tetë më produktiv, ndërsa Greqia e 24-a, sepse Gjermania ka prodhim efikas, infrastrukturë mbështëtëse të punës tepër operative dhe teknologji të lartë, ndërsa Greqia jo. 

 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.