Bankat shtojnë besimin te Euro

Postuar në 12 Mars, 2012 09:02

Bankat e mëdha botërore kanë nisur të ndihen më pak pesimistë për euron falë ndërhyrjes së BQE-së me likuiditet pa limit për sistemin financiar rajonal, lajmeve se Gjermania mund ta shmangë recesionin dhe perspektivës së  Greqise për ta realizuar ristrukturimin më të madh të borxhit të jashtem në histori. 

Strateget e 'Bank of America' dhe 'Morgan Stanley' e ngriten kete muaj vleresimin per monedhen e perbashket, qe tani eshte 1,3% me lart sesa niveli me i ulet i dhjetevjecarit qe preku ne muajin janar. Rritja e euros kontraston me te tatepjeten e dollarit pas 2,3 trilione dollaresh blerje borxhi nga rezerva federale ne periudhen 2008- qershor 2011. 

"Kemi filluar te ndihemi me mire per situaten ne Europe", i tha Bloomberg-ut David ëoo i "Bank of America". Huate e Mario Draghit i kane dhene mbeshtetje te qenesishme monedhes unike. 

Ky fakt, i kombinuar edhe me permiresimin e projeksioneve te ekonomise globale, perfshi rritjen ne Shtetet e Bashkuara, na ben ta shohim euron me me pak dyshim. Qe prej marrjes se postit si drejtor i BQE-se ne 1 nentor,- Draghi e ka ulur dy here normen e saj baze te interesit dhe e ka rritur ne mbi 3 trilione euro oferten monetare, duke permbysur strategjine e Jean Claude Trichet, i cili ne muajt prill e korrik vendosi rritjen e interesit me 0.25 pike perqindje. 

Masat e tij paten efekt te menjehershem ne tregjet europiane, ku kreditoret  perdoren parate e huazuara nga BQE-ja per te blere asete me fitimprurese. bonot italiane kane rene me me shume se 6 pike perqindjeje nga piku i muajit nentor, kur mberriten nivelin 8,12%. Bonot e maturuara spanjolle kane humbur gjithashtu ne vlere. Huate trevjecare te Bankes Qendrore jane provuar keshtu, sipas vete Draghi-t, nje sukses per zhbllokimin e tregut te kredive, i perkthyer ky ne riperteritje te besimit dhe interesit tek monedha e perbashket. 

 

 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.