Defiçiti buxhetor, BE ngrin fondet për Hungarinë

Postuar në 13 Mars, 2012 12:08

Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë 495 milionë euro fonde që do t'i jepeshin vitin që vjen Hungarisë, për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të vendit. Kjo është hera e parë që BE merr masa për një shtet anëtar në lidhje me defiçitin e tij buxhetor.  Vendimi erdhi teksa BE lejoi Spanjën të mbante një defiçit më të lartë se parashikimi, 5.3 dhe jo 4.4 a ishte kërkuar në fillim, çka bëri që Austria të akuzonte bllokun se përdorte standard të dyfishtë. Qeveria hungareze parashikon që defiçiti këtë vit të jetë 3 për qind  dhe 3.6 vitin që vjen. Borxhi ndodhet në nivelin 82 për qind të PBB. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.