BE kundër Serbisë

Postuar në 15 Mars, 2012 11:33

Zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe ajo e Komisionerit, Stefan Fule kanë koordinuar qëndrimet duke reaguar ftohtë në lidhje me vendimin eBeogradit për të zhvilluar zgjedhjet edhe në Kosovë, veprim që shkon kundër marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. 

“Mbajtëm shënim thirrjet për të mbajtur zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale në Serbimë 6 maj; një rast ky për qytetarët serbë për të ushtruar të drejtën e tyredemokratike dhe për të vendosur për të ardhmen e vendit.Ne theksojmë se thirrja për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë nuk është në përputhje meangazhimet ndërkombëtare të Serbisë, posaçërisht me Rezolutën 1244 të Kombevetë Bashkuara”, është i vetmi reagim zyrtar që vjen nga BE.

Para se të bëhej i njohur ky vendim i cili hedh poshtë edhe angazhimin e palës serbe në dialog, një ditë më parë, gjatë fjalimit në seancë plenare në Parlamentin Evropian, Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy deklaronte se rezultatet e dialogut të Brukselit dhe përparimi i Serbisë drejt BE-së pritet të sjellin normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

 

 

 

top-channel.tv 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.