BE kritikon zgjedhjet në Rusi: Putin të ulë tonet

Postuar në 16 Mars, 2012 11:30

Ligjvënësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një rezolutë në të cilën “kritikojnë me forcë mangësitë dhe parregullsitë gjatë përgatitjes dhe mbajtjes” së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, më herët këtë muaj. 

Rezoluta e miratuar nga të gjitha grupet politike kryesore në Parlamentin Evropian, thotë se zgjedhja e votuesve ishte e “kufizuar” dhe kërkon “analizë gjithëpërfshirëse dhe transparente të të gjitha parregullsive, me qëllim që të forcohen rregullat demokratike për zgjedhjet e ardhshme”.

Më tutje, u bëhet thirrje autoriteteve të Rusisë dhe partive politike të përfaqësuara në Dumën shtetërore, “të angazhohen në dialog kuptimplotë me protestuesit për demokraci dhe me opozitën”. 

Në këtë rezolutë, i bëhet thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që “ta ulë tonin e retorikës së tij kundër protestuesve dhe të angazhohet me ta në dialog të sinqertë për të ardhmen” e Rusisë.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.