200 objekte personale të Papës Gjon Pali II shfaqen në publik

Postuar në 17 Mars, 2012 04:28

Mbi 200 objekte që i përkisnin Papës Gjon Pali II (1920-2005) u ekspozuan në Mexico City me rastin e inagurimit të ekspozitës së titulluar "Privatësia e Gjon Palit II". Ekspozita u hap në mjediset e Pallatit të Sporteve të kryqytetit, në një sallë të brendshme. 

Objektet përfshijnë biçikletën e Papës, veshje të tij dhe një flamur meksikan e një sombrero që i ishin dhënë atij gjatë vizitës në Meksikë. Ato janë ekspozuar në mënyrë kronologjike përgjatë zonës me sipërfaqe 4 mijë metër katror.

Shumica  e objekteve vijnë nga Pallati i Arkipeshkëve dhe Muzeu i Arkidioqezës në Krakovë të Polonisë, kur Gjon Pali apo Karol Jozef Wojtyla jetoi përpara se të zgjidhej papë në tetor të 1978.

At Andrej Jozef Nowobliski, drejtor i Muzeumit, tha se ekspozita ka për qëllim humanizimin e Papës dhe njohjen e publikut me jetën e tij në Poloni.

Meksika ka pasur një dashuri të veçantë për Papën Gjon Pali II i cili e vizitoi vendin pesë herë gjatë 27 viteve të tij në krye të Vatikanit. Organizatorët presin që më shumë se 200 mijë vizitorë të shohin ekspozitën.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.