Zhvendosja e muzeut, rrezik nga çmontimi i skeleteve

Duket se me nje vendim qeverie, ka marë fund dhe kalvari i gjatë i pyetjeve dhe proceseve gjyqësore për vendodhjen e muzeut të shkencave të natyrës. Ky muze,i vetmi në Shqipëri për nga lloji i vet , por edhe një nga më të rrallët në Ballkan, do të zhvendoset në një godinë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.
Në fakt, shqetësimi i ngritur sot vazhdon të jetë në të njëjten linje me atë të dy viteve me pare. Çfare do të ndodhe me rreth 1100 lloje të specieve? A do të demtohen ato? Burime zyrtare pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës i cili ka në administrim këtë muze thonë se llojet e specieve të ndryshme që i përkasin florës dhe faunës shumë vjeçare në vendin tonë, do te zhvendosen me kujdes dhe do te behet nje levizje e mirestudiuar e tyre pavarwsisht kostos se larte.
Ato do te vendosen në ambjente më të përshtatshme, i vetmi shqetësim është zhvendosja e disa skeleteve tepër të mëdha dhe shumë të rralla , të një balene me nje gjatesi 10 meter e kapur para 30 vitesh ne Lagunen e Patokut.
Per montimin e saj jane dashur 6 muj pune dhe ekspertet jane shprehur edhe me pare se çmontimi do ta shkaterronte ate si dhe tw disa kafshëve te tjera te ballsamosura.
Ndërkohë që po të njëjtat burime bëjnë me dije për AS se do të duhen rreth 4 muaj që të bëhet zhvendosja e tyre pasi godina që është marrë në dorëzim do t'i nështrohet rikonstruksionit te plote te saj. Muzeu i Shkencave të Natyrës krahas vizitorëve të shumtë që ka pritur ndër vite është dhe një ambjent mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e praktikave për studentët e Fakuletit të Shkencave të Natyrës.
Ai ka çelur dyert në vitin 1948. Në pavionet e tij ka një koleksion të veçantë nga fauna ekzotike lloje të ndryshme drurësh dhe shkurresh si dhe herbarin e bimëve industriale. Në të ndodhen lloje të ndryshme speciesh, të mbledhura nga koleksionistë shqiptarë që nga vitet '20.
Albanian Screen
Add new comment