Spanja: Mosnjohja e Kosovës interes i spanjollëve

Postuar në 18 Mars, 2012 02:53

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka thënë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, edhe pse atë e kanë bërë shumica e partnerëve të saj evropianë, sepse kjo është në favor të interesave të përgjithshme të spanjollëve.

Siç raporton La Vanguardia, deputeti Josep Antoni Duran Lleida, ka kërkuar nga kryeministri që të pranojë se pozicioni i Spanjës është i motivuar nga arsye të brendshme për mosnjohjen e Kosovës shtet. Ndërsa përgjigja e Rajoy ishte se do të ishte e pakuptimtë që qeveria aktuale ta ndërronte qëndrimin e vet, duke qenë se më herët e kanë përkrahur qëndrimin e qeverisë së mëparshme.

Më tej, deputeti i ka kujtuar kryeministrit se partnerët e Spanjës në BE e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por këtë ende nuk e ka bërë ky vend. Ai kërkoi nga kryeministri që të jetë i ndershëm dhe të pranojë se arsyet nuk janë ndërkombëtare, por të brendshme.

Në përgjigje, duke theksuar se pozicioni aktual i Spanjës është në favor të interesave të përgjithshme të spanjollëve, Rajoy përsëriti se qeveria spanjolle është kundër deklaratave të njëanshme të pavarësisë dhe tha se për këtë nuk e njeh Kosovën, ndërsa shtoi se ekzekutivi spanjoll po i merr në konsideratë hapat e ndërmarrë për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij, janë në interes të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, gjë që është shumë e rëndësishme për BE.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.