Premtimet e Hollande: Do të ndryshoj traktatin e BE-së

Postuar në 18 Mars, 2012 03:00

Kandidati socialist në zgjedhjet presidenciale në Francë, Francois Hollande premton të ndryshojë traktatin e BE-së për buxhetin, e të përfshijë në të, një taksë për transaksionet dhe bono të përbashkëta evropiane për të financuar investimet në sektorin e energjisë, arsimit dhe zhvillimit urban. Deklaratat janë bërë gjatë një takimi të politikanëve socialistë nga i gjithë kontinenti, në Paris. 

Francois Hollande, i cili ka aktualizuar rinegocimin e paktit fiskal që nënshkruhet këtë muaj nga 25 udhëheqës evropianë, tha se një pjesë qendrore e fushatës së tij mbetet ndryshimi i rolit të Bankës Qendrore Evropiane, për t'i dhënë një mandat më të gjerë për nxitjen e rritjes ekonomike, e jo vetëm të kontrollojë inflacionin. 

"Unë pohoj solemnisht se do të rishikoj këtë marrëveshje buxhetore për të mirën jo vetëm të Francës, por të gjithë Evropës. Të gjithë janë të vetëdijshëm se pa rritje ekonomike nuk mund të arrihen qëllimet e këtij pakti. Edhe agjencitë e vlerësimit të kreditit janë të shqetësuara në lidhje me kërcënimin e recesionit dhe borxhet",-tha Hollande. 

Ai tha se traktati paraqet një rrezik dhe se transaksionet e taksave duhet të aplikohen në të gjithë Evropën mbi një gamë të gjerë të instrumenteve financiare, duke përfshirë dhe subvencionet për financimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e projekteve të tjera. Hollande tha se financimi për projektet e infrastrukturës mund të vijë edhe nga kreditimi në rritje nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga një përdorim më i plotë i fondeve strukturore tashmë në dispozicion për vendet e Bashkimit Evropian.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.