Papadhimos: Greqia, në gjysmën e dytë të rrugës për shërim

Në një intervistë, botuar sot nga Financial Times kryeministri grek Lukas Papadhimos është shprehur i bindur se “Greqia ka përshkuar më shumë se gjysmën e rrugës për rimëkëmbjen ekonomike, edhe pse, procesi i konsolidimit fiskal do të marrë më shumë se pritej”
Papadhimos vëren më tej se Greqia është e vendosur për të shmangur një tjetër ristrukturim të borxhit, dhe udhëheqësit politikë janë të gatshëm për të vënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre e të zbatojnë reformat strukturore dhe fiskale.
Ai pasqyron bindjen e tij se reformat do të vazhdojnë nga cdo qeveri e zgjedhur. "Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve grekë", thotë kryeministri, duke shtuar se "kjo duhet të merret parasysh nga partitë politike".
Papadhimos beson se një "shumicë e madhe e heshtur" e qytetarëve grekë janë të gatshëm për të bërë gjithcka, për të mbajtur vendin në eurozonë, pavarësisht nga demonstratat thuajse të përditshme kundër masave shtrënguese.
Ai shprehu gjithashtu besimin se spiralja e recesionit në Greqi do të provojë një situatë e përkohshme. "Unë jam i bindur se ne kemi udhëtuar më shumë se gjysmën e rrugës për rimëkëmbjen ekonomike, edhe pse procesi i rregullimit fiskal do të marrë më shumë kohë sec parashikuam", thotë dhe shton se "rritja pozitive do të arrihet në më pak se dy vjet".
Megjithatë, kryeministri i përkohshëm i Greqisë pranon se vendi mund të ketë nevojë për më shumë mbështetje nga jashtë, nëse nuk kthehet në tregjet në vitin 2015.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment