FMN: Ekonomia kineze duhet të reformohet

Postuar në 19 Mars, 2012 04:19

 

Kreu i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka thënë se Kina duhet të marrë masa për reformimin e ekonomisë dhe monedhës së saj, yuanit. Lagarde tha se Pekini duhet të ndalë së qenuri shumë i varur nga eksportet dhe investimet. 

Komentet, Lagarde i bëri gjatë vizitave të saj në Kinë e Indi. Duke  folur me politikanët dhe liderët e bizneseve, Lagarde tha se ekonomia botërore po shkonte drejt stabilizimit. Javën e shkuar, FMN aprovoi 28 mld euro ndihmë për Greqinë, pjesë e paketës së dytë të shpëtimit. 

"Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Ekonomia botërore mund të jetë në rrugën e rimëkëmbjes, por nuk ka shumë vend për manovrime, e aq më pak për gabime në politikbërje",-tha ajo. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.