HRW thirrje Moskës: Mos arrestoni protestuesit paqësorë

Postuar në 20 Mars, 2012 08:33

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë arrestimin e protestuesve paqësorë. Drejtori i organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Hag Uilliamson, tha se "protestuesit e fundjavës ka qenë paqësorë dhe nuk kanë bërë asgjë për të provokuar policinë". Uilliamson tha se "është bërë gjë e zakontë që policia ruse të ndërhyjë në mesin e protestuesve paqësorë dhe t'i arrestojë ata".

Më 17 mars, policia e rajonit Krasnodar arrestoi mbi 20 persona të cilët I mbajti në gjendje arresti për disa orë, pas një proteste për mjedisin. Një ditë më pas, autoritetet e rendit ndaluan mbi 100 persona në demonstratën pranë selisë së televizionit në Moskë, të cilët protestonin kundër portretizimit negativ të protestuesve anti-qeveritarë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.