Kanceri, 6 mijë raste të reja në vit

Postuar në 10 Prill, 2012 05:05

Ndryshimi i stilit të jetesës, por edhe ndotja ambjentale kanë çuar në rritjen e sëmundshëmrisë, veçanërisht të tumoreve. 

Sëmundjet tumorale përbëjnë dhe shkaktarët e dytë të vdekjeve në vend, pas sëmundjeve kardiovaskulare. "Çdo vit në Shqipëri regjistrohen 6 000 raste nga kanceri, duke shënuar një rritje prej të rasteve me 20 % vetëm vitin e fundit", tha Shefi i Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Agim Sallaku, në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. 

Ndërkohë, sipas tij, për një planifikim të saktë të ecurisë, apo investimeve, është e nevojshme ngritja e menjëherëshme e një regjistri kombëtar për kancerin. Sallaku kërkoi jo vetëm rritje të fondeve për këta të sëmurë për medikamentet për trajtimin e tyre, por edhe më shumë aparatura dhe trajnime të specializuara për mjekët, kryesisht për ata të spitaleve rajonale. 

Sipas drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, në Shërbimin Onkologjik pritet dhe instalimi i dy aparatuarave të teknologjisë së lartë, siç janë akserelatorët linear për trajtimin me rreze të tumoreve, duke goditur vetëm qelizat e sëmura të trupit. Pak kohë më parë, në këtë shërbim u vendos dhe aparatura e specializuar e mamografisë për ekzaminimin e kancerit të gjirit. 

Ndërkohë që për Sallakun mbetet ende problematik kanceri i qafës së mitrës.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.