Rrezikohen nga Osumi 25 familje

Postuar në 10 Prill, 2012 05:06

25 familje rome në qytetin e Beratit rrezikojnë përmbytjen e banesave të tyre sa herë që bie shi. Mbushja e shtratit të lumit Osum me mbeturina urbane e nxjerr atë nga shtrati duke përmbytur gjithçka pranë brigjeve. Përvec rrezikut të vazhdueshëm të përmbytjes, mespërmes lagjes së tyre kalon një kanal i hapur i ujërave të zeza, çka është një burim i pashtershëm epidemie.

I vetmi burim të ardhurash për këtë kategori qytetarësh janë puna per mbledhjen e materialeve të riciklueshme, për të cilën angazhohen familjarish. Edhe pse në ditën ndërkombëtare të romëve u fol shumë për ta, në jetën e tyre në përditshme duket se asgjë ndryshon.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.