Ndërtuesit: Jemi në krizë

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka deklaruar se sektori i ndërtimit po kalon momente të vështira si pasojë e krizës ekonomike, e cila ka përfshirë pothuajse të gjithë bizneset që operojnë në këtë fushë.
Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi u ndal kryesisht në dy drejtime, rënien e tregut të shitjes së banesave gjatë vitit 2011 dhe moslikuidimin e firmave të rrugëve nga bashkitë, të cilat sipas tij po çojnë drejt falimentimit shumë biznese në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.
Në kushtet e krizës që po kalon sektori i ndërtimit, shoqata e ndërtuesve i ka kërkuar qeverisë të përfshihet në investimet madhore që pritet të nisin në vendin tonë sic është gazsjellësi.
Kryebashkiaku ka ndarë 33 leje përdorimi për 33 objekte në të cilat do të strehohen rreth 1853 familje.Por Basha ka kërkuar nga ndërtuesit të jenë korrekt me qytetarët, pasi aktualisht rreth 920 familje nuk po marrin akoma hipotekat, pasi banesave të tyre nuk u janë plotësuar dosjet për hipotekim nga firmat përkatëse të ndërtimit.
Kryebashkiaku ka deklaruar se brenda muajit maj do të përfundojë plani Urbanistik i Tiranës, i cili do t'i sjellë kryeqytetit një zhvillim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.
top-channel.tv
Add new comment