Pr/ligji për akcizën, Industria e Birrës: Të rishikohet në 2 pika

Industria e birrës kundërshton pr/ligjin peër akcizën. Me anë të një letre të hapur, drejtuar Komisionit të Ekonomisë përfaqësuesit e biznesit rendisin të gjithë argumentet pse ky ligj do të dëmtojë thelbësisht aktivitetin e tyre.
Shoqatat tregojnë se ka më shumë se një muaj që kanë kërkuar një takim me ministrin e Financave Ridvan Bode, por ky i fundit ende nuk i është përgjigjur, duke e kthyer marrëdhënien me biznesin në një situatë fyese.
Vërejtjet bëhen lidhur me mënyrën e pagesës së akcizës dhe vlerës së pullave te akcizës, si dhe i kërkohet Komisionit të Ekonomisë dhe Financës të bëjë ndryshimin e neneve të projektligjit, ku përcaktohet detyrimi i kompanive për vendosjen e garancive që duhet të mbulojnë 100% të vlerës së akcizës për lëndët e para, prodhimin në proces dhe produktin e gatshëm.
Ballkanweb.com
Add new comment