Projekti i BE, regjistrimi i romëve në gjendjen civile

Projekti më i fundit i Bashkimit Europian në Shqipëri ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e asksesit të të drejtave të romëve dhe egjiptianëve. Projekti i prezantuar këtë të mërkurë, do të zbatohet në qarkun e Tiranës dhe ka në fokus regjistrimin në gjendjen civile, të fëmijëve nga këto komunitete. Po dhe do të sigurojë akses të fëmijëve në shërbime sociale, të cilat cojnë në fuqizimin e statusit të tyre social-ekonomik.
Gjatë aktivitetit përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Afërdita Zëri tha se së shpejti çdo ankesë e personave të këtij komuniteti, drejt Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kjo bashki. Këto ditë për këtë qëllim, pritet të firmoset dhe një memorandum mes Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Bashkisë të Tiranës.
Albanian Screen
Add new comment