'Gjendet zgjidhja', spanjollët: Do kultivojmë kanabis të paguajmë borxhet

Një qytet i vogël në Spanjën verilindore, beson se e ka gjetur mënyrën për të paguar borxhet e akumuluara, kultivimin e kanabisit. I ndodhur mes kodrave në një prej rajoneve më piktoreske të Spanjës, në Katalonjë, qyteza Rasquera ka rënë dakord që të japë me qira tokën për të rritur marijuanë, një sipërmarrje që do t'u lejojë autoriteteve lokale të paguajnë rreth 1.3 milionë euro borxhe, në harkun kohor të dy vjetëve.
Këshilli i qytetit e miratoi idenë gjatë muajit mars, por ajo u duk se ishte aq provokuese saqë kryebashkiaku vendosi të thërrasë referendumin për ta ligjëruar atë. Opinioni në qytezë duket të jetë i ndarë. Autoritetet lokale janë duke e mbajtur 'top secret' vendodhjen e parcelave të mundshme të drogës, ndërsa prokurori i Përgjithshëm i Spanjës është duke hetuar ligjshmërinë e projektit.
Shoqata për Përdorimin Personal të Kanabisit në Barcelonë do t'i paguajë qytezës 54,170 euro në muaj, duke nisur nga korriku i këtij viti për një parcelë toke 15 hektarë dhe autoritetet shpresojnë se kjo fermë do të shtojë 40 vende të reja pune. Albanian Screen
Add new comment