Ujërat e zeza në det, Agjencia e Mjedisit në alarm

Postuar në 12 Prill, 2012 06:22

Ujërat e zeza edhe këtë verë do të vazhdojnë të derdhen në plazhet e Durrësit. Projekti që po zbatohet për rikonstruksionin e gjithë rrjetit të kanalizimeve në plazh duket se nuk do të mund të përfundojë përpara nisjes së sezonit turistik. Ndërkohë ndërtuesit që kanë ngritur pallate të reja së fundmi i kanë nxjerrë ujërat e zeza drejt detit, si mënyra më pak e kushtueshme për ndërtuesit; siç ka ndodhur në sektorin Apollonia.

"Këtë vit do jemi shumë më penalizues ndaj çdo lloj subjekti që do tentojë të derdhë ujëra të zeza të patrajtuara. Jemi skeptik për arsye se mendojmë se rrjeti ekzistues është i vogël dhe nuk do të arrijë të marr gjithë kapacitetit që pritet të futet", tha Ramazan Kalia, drejtor i ARM Durres.

Nje pjesë e kanalizimeve ne plazh jane bllokuar, nderkohe qe faza e dyte e investimit te Bankes Boterore qe perfshin gjithe zonen e plazhit dhe qytetin e Durresit, nuk ka filluar ende. Dhe, derisa i gjithë ky projekt të përfundojë, ndërtuesit duket se do të vazhdojnë t?i drejtohen detit për të derdhur ujërat e zeza.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.