Jashtë standardeve, tregtarët nuk reagojnë pas gjobave

Në disa tregje në vend produktet ushqimore vijojnë të tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Ky fakt pranohet edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas inspektimeve të bëra në terren. Ky insitucion ka sekuestruar dhe konfiskuar shumë produkte, duke kërkuar nga tregtarët zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore. Por reflekimi i tregtarëve ka qënë i ulët, pak prej tyre kanë përmirësuar kushtet e tregtimit pas gjobave dhe penalizimeve.
"Situata në tregjet e Tiranës është problematike. Masat kryesisht që janë marr në këto subjekte ka qenë konfiskimi i këtyre produkteve të cilat, në rastin më të mirë të tyre shiten jashtë kushteve higjeno-sanitare. Kontrollet më të shpeshta kanë qenë, duke pasur parasysh problematikën më të madhe që kanë produktet me origjinë shtazore, kryesisht mishi, djathi, gjalpi të cilat duke qenë produkte me bazë shtazore kërkojnë një specifikë më të veçantë përsa i përket kushteve të ruajtjes ose tregtimit. Masat që ka marr AKU ka qenë pikërisht duke i sekuestruar këto produkte, duke i asgjësuar", tha Bernarda Hadëri, specialist AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit funksionon prej një viti e gjysmë. Prej tij janë ushtruar kontrolle në tregje shkallë vendi. Janë sekustruar shumë produkte të tregtura pa kushte frigoroferike, kryeisht ato me origjinë shtazore si dhe janë vënë gjoba në vlera të konsiderueshme. Ka subjekte që janë kapur me shkelje më shumë se një herë.
Albanian Screen
Add new comment