Parku i Spitallës, 67.5 ha për 1 euro

Postuar në 14 Prill, 2012 04:53

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për zhvillimin e parkut industrial të Spitallës, i cili do të shtrihet në një hapësirë prej 67.5 hektarësh, terren që do t’u kushtojë subjekteve që do të angazhohen në zhvillimin e zonës vetëm një euro. Përmes një vendimi të publikuar dje në fletoren zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikë si autoritetin kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien e statusit të zhvilluesit të Parkut Industrial, në një territor prej 67.5 hektarësh, në Zonën Ekonomike Spitallë, Durrës. Në një nen tjetër të vendimit Këshilli i Ministrave miraton edhe “bonusin prej 7 pikësh për studimin ekonomik-financiar, studimin e fizibilitetit teknik dhe studimin e ndikimit në mjedis, në procedurën konkurruese përzgjedhëse, që i jepet shoqërisë “YLBERI” sh.p.k. Tiranë”.

Parku industrial është pjesë e zonës ekonomike Spitallë të Durrësit, me një sipërfaqe prej 850 hektarësh. Sipas deklaratave të Ministrave dhe Kryeministrit Sali Berisha lidhur me tërë projektin, qëllimi kryesor i tij është zhvillimi ekonomik i vendit dhe jo përfitimi ekonomik nga barra e detyrimeve të cilat do të negociohen midis qeverisë dhe zhvilluesit potencial. Sipas ekzekutivit ky arsyetim justifikon më së miri faktin që e gjithë hapësira prej 850 hektarësh do t’u kushtojë investuesve vetëm 1 euro për 35 vite. 

Në planet e qeverisë janë edhe dy parqe të tjerë të cilët do të jepen me koncesion në të njëjtat kushte. Parku industrial i Elbasanit, në një sipërfaqe rreth 250 ha, në një pozicionim strategjik në qendër të vendit, pranë forcës punëtore më të kualifikuar, me infrastrukturë të ngritur, e cila ka nevojëetëm për përmirësime të mëtejshme. Parku industrial i Shkodrës, në një sipërfaqe rreth 130 ha, i lokalizuar brenda qytetit më të madh të veriut të Shqipërisë, edhe ky projekt që sipas qeverisë parqet veçori mjaft pozitive si dhe është forca e kualifikuar e punës ne një qytet me traditë të hershmeindustriale.

 

Lorenc Rabeta

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.