Abuzimet me fëmijët, prindërit nuk denoncohen

Postuar në 14 Prill, 2012 09:06

Shumë fëmijë edhe pse mund të jenë viktima të dhunës në familje apo që shfrytëzohen për punë, nuk denoncojnë prindërit e tyre. Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve informohet për raste të tilla, por kur ato referohen në organet përkatëse, fëmijët nuk tregojnë. Kjo bën që rastet të mos marrin zgjidhje dhe të përsëriten.

"Në të tilla raste raportimet i marrim nga qytetarët dhe pastaj zbatojmë protokollin që parashikohet në të tilla raste, lidhemi me stacionin e policisë më të afërt, i cili çon një patrullë për të verifikuar situatën, por që shpesh kthehet në një rreth vicioz për arsye se fëmija nuk e raporton kurrë prindërin e tij si shfrytëzues", tha Belioza Çoku, përfaqësuese e CRCA-së.

Për organizatat që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, problemi nuk është tek ligjet, por tek zbatimi i tyre. Siç bëjnë të njohur ato edhe kur rasti ka shkuar deri në gjykatë dhe ka dalë një urdhër mbrojtje, askush nuk jep siguri që ai do të zbatohet.

"Problemi është a zbatohet ky ligji. Ne vëmë re që në shumicën e rasteve këta prindër të cilët janë ushtrues të dhunës në familje, gjykata nxjerr një urdhër mbrojtje në disa raste dhe ai vlerësimi është shpesh herë i diskutueshëm, sepse ne kemi parë që kanë përfunduar në raste fatale për jetën e nënës, ose viktimës së dhunës. Gjykata e nxjerr urdhrin po kush sigurohet që ky urdhri zbatohet sepse agresorit dhe dhunuesit nuk mund ti nxjerrësh urdhrin dhe ti nuk më afrohesh. Sigurisht që ai ka ushtruar dhunë dhe do vazhdojë të ushtrojë dhunë", thotë Çoku.

Në një vendim të fundit të qeverisë, ku përcaktohet mekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik. Po ashtu, ky vendim përcakton edhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijës në rrezik. Ndërkaq me ndryshimet që u bën së fundi në Kodin Penal, parashikohet heqja e kujdestarisë në mënyrë të pakthyeshme për prindërit dhunues.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.