Burim infeksionesh, spitali i Vlorës kërcënim për pacientët

Postuar në 15 Prill, 2012 11:52

 

Niveli i higjenës në spitalin e Vlorës rrezikon shëndetin e pacientëve. Drejtoria e Shëndetit Publik pas analizimit të ngarkesës mikrobiale në të gjitha repartet e këtij spitali ka konstatuar nivele alarmante të saj. Situata më e rëndë paraqitet në repartin Obstetrik-Gjinekologjik në të gjitha ambjentet e tij. "Në repartin Obstetrik-Gjinekologjik kemi pasur ngarkesë mikrobike edhe në ambjentet e brendshme. Në lidhje me kirurgjinë kemi hasur disa mangësi dhe kemi parë edhe praninë e ngarkesës mikrobike. Një raport i përgjithshëm do t'i jepet drejtorit të spitalit rajonal në mënyrë që këto gjëra të përmirësohen",-tha Brunilda Ndreu, Drejtoreshë e Shëndetit Publik,Vlorë. Edhe drejtori i spitalit pranon se niveli i higjenës është problematik. Por ai ia lë fajin paraardhësit të tij, ndërsa premton përmirësimin e situatës. "Këtu ka probleme shumë. Nuk diskutohet fare që do t'i vëmë në vijë të gjitha gjërat që të jemi sa më pranë pacientëve, shërbimi ndaj tyre të jetë sa më i mirë. Jam këtu që të bëjmë një punë sa më të mirë",-tha Shkëlqim Selami, Drejtor i Spitali të Vlorës. Përgatitja profesionale e mjekëve në këtë qendër spitalore është mjaft e mirë si në diagnostikim ashtu edhe në kurimin e sëmundjeve, por problem për ta dhe pacientët mbetet pikërisht niveli i higjenës, i cili rëndohet edhe më shumë nga mosrespektimi i orarit të vizitave të familjarëve brenda spitalit. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.