Ekspertët: Menaxhimi i monumenteve, i gabuar

Ekspertë të trashëgimisë kulturore shprehen kundër kursit që po ndjek ministria e Kulturës për menaxhimin e monumenteve dhe siteve arkeologjike.
“Trashëgimia kulturore në muajt e fundit është shndërruar pak a shumë në një arenë të interesave individuale, i është nënshtruar në disa raste interesave të mëdha që nuk kanë lidhje me thelbin kulturor të trashëgimisë por vetëm aspektit ekonomik të saj, fatëkeqësisht duke parë nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja. Fatkeqësisht është e domunuar nga disa individë që nuk janë duke dhënë shpresën brezave të rinj dhe zhvillimeve të ardhsme, atyre që janë të mishëruara në frymën e dokumentave ndërkombëtare të UNESKO-s”, u shpreh eksperti Lorenc Bejko.
Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike shpallur nga UNESKO, Qendra e Kulturës dhe Medias në Ministrinë e Mbrojtjes në bashkëpunim me Fakultetin e Filolgjisë në Universitetin e Tiranës, Galerinë e Arteve dhe Arkivin Shtetëror të Filmit organizuan një aktivitet promovues ku ishin të ftuar ekspertë të njohur të trashëgimisë kulturore.
Qëllimi i aktivitetitit ishte inkurajimi i pushtetit lokal si dhe njerëzve mbi rëndësinë e vecantë që duhet të zërë trashëgimia kulturore.
Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit është shfaqur edhe një film dokumentar i monumenteve dhe siteve arkeologjike të vendit.
Ballkanweb.com
Add new comment