"Kronikë në gur", 6 restaurues të huaj në Gjirokastër

Gjashtë restaurues të huaj nga Anglia, Italia dhe Bullgaria në bashkëpunim me specialistë vendas po kryejnë konservimin dhe restaurimin e objekteve që do të ekspozohen në muzeun "Kronikë në Gur" që do të celet në parg të 100 vjetorit të pavarësisë në Gjirokastër . Specialistët shprehen se objektet e restauruara do ti japin një vlerë të jashtëzakonshme muzeut ku do të ekspozohen mbetje arkeologjike,armë të periudhës së para Pavarësisë dhe veshje popullore të krahinave të luginës së lumit Drinos, duke dëshmuar për pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.
"Ajo që ne po bëjmë këtu është një ngritja e një kampi konservimi që po realizohet nga restauratorët e ndërkombëtarë . Qëllimi ynë është ndërtimi i muzeut i cili pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve. Muzeu që pritet të hapet në verë të këtij viti do të bëjë të mundur njohjen e vizitorëve me historinë e mrekullueshme të Gjirokstrës", tha Daniel Reritan, drejtues i grupit të restauratorëve.
Puna restauruese po zhvillohet edhe në formën e një trajnimi për specialistë vendas, për të bërë të mundur më tej restaurime të tjera dhe për të pasur specialistë të aftë dhe të trajnuar edhe në Gjirokastër, sidomos sa i perket veshjeve popullore që janë një pasuri e madhe në rrezik zhdukjeje.
Albanian Screen
Add new comment