Dështojnë bisedimet për buxhetin, bie qeveria në Holandë

Në Holandë bie koalicioni i brishtë qeverisës pas dështimit të bisedimeve për buxhetin. Kryeministri hollandez Mark Rutte do të paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij tek Mbretëresha Beatrix, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme. Qeveria u zhyt në krizë kur Partia e Lirisë e Gert Wilders u tërhoq nga bisedimet që synojnë reduktimin e buxhetit me 16 miliardë euro. Wilders tha se ai nuk do të pranojë kërkesat shtrënguese për të reduktuar defiçitin e buxhetit në përputhje me rregullat e BE-së. Partia e tij nuk ishte pjesë e koalicionit, por mbështeste qeverinë e pakicës. Që më 5 mars, dy partitë e koalicionit së bashku me Partinë e Lirisë janë përpjekur të arrijnë marrëveshje mbi shkurtimet e buxhetit. Një parashikim i fundit nga Byroja Qendrore e Planifikimit të Holandës, vlerësohet se defiçiti publik i vendit në 2013 do të rritet në 4.7 për qind të PBB-së, edhe më sipër objektivit 3 për qind e BE-së. Tani ekziston frika se dështimi i bisedimeve të buxhetit mund të dëmtojë statusin maksimal të kreditimit dhe rritjen ekonomike të vendit. Albanian Screen
Add new comment