BE plan për të ndryshuar buxhetet kombëtare

Bashkimi Europian mund të marrë pushtetin për të ndërhyrë dhe ndryshuar buxhetin e vendeve të Eurozonës nëse shikohen shkelje të rregullave për deficitet shkruan sot Financial Times, duke iu referuar një draft raporti që ka siguruar. Këto masa pritet të diskutohen të enjten dhe të premten gjatë samitit të Bashkimit Europian.
Ky plan do të krijonte një union më të ngushtë fiskal dhe bankar që do ta shndërronte Brukselin në një Ministri Financash për të gjitha 17 vendet e eurozonës. Gjermania ka kërkuar që buxhetet kombëtare të jenë subjekt i kontrolleve të rrepta si parakusht për uljen e borxhit dhe lëshimin e eurobonove. Sipas planeve më të fundit Komisioni Europian do të shpaloste ndryshime të detajuara për cdo vend , i cili nuk i përmbahet angazhimeve për borxhet. Pavarësisht se deri më tani ky mbetet në suazën e propozimit, Bashkimi Europian ka pushtetin për të dënuar ato vende të cilat nuk i miratojnë këto plane
Ballkanweb.com
Add new comment