Marreveshja e BE-se, shpresa per Greqine

Postuar në 30 Qershor, 2012 05:56

Marreveshja qe arriten udheheqesit e Eurozonës per rikapitalizimin e drejtperdrejte te bankave nga fondi i shpëtimit ,duke mos u shtuar kjo shume tek borxhi qeveritar i cdo vendi ne veshtiresi, ka ngjallur shpresa te medha tek Athina zyrtare se do te mund te perdoret edhe per Greqine.   

Sipas presidentit grek qe perfaqesonte vendin ne kete samit, ne mungese te kryeministrit Samaras qe vazhdon terapine mjekesore, Greqia mund te zvogeloje borxhin e saj kolosal,duke hequr prej tij shumat e marra borxh per rikapitalizimin e bankave te saj qe shkojne deri ne 50 miliard euro. Edhe shtypi grek i se shtunes vlereson se ky zhvillim eshte nga me pozitivet qe eshte arritur ne kohet e fundit ne nje samit te larte europian.

“Marreveshje shprese per Greqine” -shkruan e perditshmja “Kathimerini” ne editorialin e saj duke theksuar se nga kjo marreveshje vendi mund te perfitoje nje reduktim te borxhit deri ne 24%. “Fitorja e Jugut-mburoje per Greqine” -eshte edhe titulli i gazetes “Ta Nea”, ndersa konservatorja “Eleftheros Tipos” thekson se marreveshja eshte -”Dritare per Greqine -pas humbjes se pare te Merkel”.

Bashke me bursat europiane edhe ajo e Athines ka pasur nje rritje te konsiderueshme te indeksit te saj,ndersa burime bankare kane nxituar te deklarojne se nga dita e zgjedhjeve e deri me sot, mbi 5 miliardë euro jane rikthyer ne bankat greke.

“Per mbeshtetjen e bankave kjo ishte nje levizje shume e rendesishme dhe madje duhet te zgjerohet edhe me te ashtuquajturen garanci europiane per depozitat ne menyre qe mos te ikin keto depozita ne Gjermani apo ne Hollande”, thotë një qytetar. 

Nje dritare tek implementimi i zgjidhjes italo-spanjolle per rikapitalizimin e drejtperdrejt te bankave edhe ne Greqi, ka lene hapur kreu i Eurozones Jean Clode Juncker ,por duke nenvizuar kushtin qe Greqia duhet te konsolidoje financat publike dhe të përmirësojë konkurencën.

Java qe vjen konsiderohet teper e veshtire per udheheqjen e Ministrise se Financave dhe per vete kryeministrin Samaras, qe do te perpiqen ne perballjen e tyre te pare me perfaqesuesit e trojkes, te rinegociojne disa prej kushteve te marreveshjes se huase. 

“Të gjithë anëtarët e qeverisë dhe te parlamentit janë të gatshëm të punojnë me te gjitha forcat.Para së gjithash për të riparuar imazhin e shkaterruar tashme të Greqisë dhe per te treguar fytyrën e re të saj”, thotë Olga Kefalogianni. 

Por gjendja kaotike e shume organizmave shteterore ne keto dy muaj zgjedhjesh si dhe mosfunksionimi i sistemit te tatimtaksave jane nje kokecarje e madhe per Athinen, e cila do te detyrohet te marre masa akoma me shtrenguese per taksapaguesit, duke e bere kete vere akoma me te nxehte per gjithe qytetaret greke. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.