Deklarata e Cameron, pakënaqësi dhe shqetësim në Athinë

Postuar në 05 Korrik, 2012 04:50

Shqetësim të madh kanë shkaktuar në Athinë deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit David Cameron, sipas të cilit Britania e Madhe është e përgatitur të mbyllë kufijtë për qytetarët grekë, në rast të një dalje të mundshme të Greqisë nga monedha e përbashkët. 

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos kërkon t’i shprehë ambasadorit britanik pakënaqësinë e qeverisë greke mbi deklaratat e Cameron, që tha se është i gatshëm të vërë kufizime në hyrjen e grekëve në Britani. 

Ministri i Jashtëm udhëzoi Sekretarin e Ministrisë për të thirrur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar David Lantsman në Athinë, dhe t’i vërë në dukje se deklarata të tilla mund të krijojnë një përshtypje të gabuar, duke komplikuar përpjekjet për të konsoliduar besimin, i cili është thelbësor, në përballimin e krizës ekonomike. 

Gjithashtu PASOK ka kërkuar që kryeministri britanik të hedhë poshtë apo të përgënjeshtrojë atë që ka thënë, pasi sipas socialistëve, komentet e tij ofenduese krijojnë nervozizëm artificial në tregje. 

Edhe eurodeputeti gjerman Shacimarkakis, kritikoi deklaratat e Cameron. “Para se kryeministri britanik të mbyllë kufijtë e Britanisë së Madhe për grekët, të kthejë mermeret e Parthenonit në Athinë”, komentoi ai. 

Kryeministri britanik, David Cameron tha më herët në Parlament se është gati të mbyllë kufijtë e Britanisë së Madhe për emigrantët grekë, në rastin e daljes së Greqisë nga eurozona. “Duke shfrytëzuar hapësira ligjore të jashtëzakonshme, do të merren masa për të kufizuar fluksin e emigracionit”, tha ai por megjithatë shtoi se "ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë". 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.