Pikturat e Maks Velos përmblidhen në një album cilësor

Postuar në 06 Korrik, 2012 03:48

 

Një pjesë të pikturave në pastel të cilat nuk mundi t'i ekspozonte kurrë, Maks Velo i sjell në një album. Botimi cilësor do të ishte i pamundur pa paratë e dëmshpërblimit që artisti përfitoi nga vitet e burgut, prandaj ndihet i lumtur që ka arritur të përmirësojë pak nga fati i keq që pësuan me zhdukjen një pjesë e kosiderueshme e veprave të tij.

"U mendova gjatë se si do ti botojë këto vepra që nuk janë të realizmit socialist. Gama është shumë e gjerë dhe nuk kisha mundësi financiare të bëj një libër të madh arti me 20 mijë euro, se nuk më sponsorizon njeri. Këtë libër e bëra me paret e burgut, që më kishte dhënë Berisha, i kisha në bankë. Nga ato 6 milionë, mora 2 milionë dhe bëra librin", thotë Maks Velo, piktor, arkitekt.

Albumi me 52 pastele përfshin 52 krijime nga viti 1960 e deri në 2012-tën. Krahas peisazheve nga Shqipëria, Parisi, apo natyrave të qeta e nudove, në këtë album mbizotërojnë nejrzit e thjeshtë me të cilët Velo jetoi gjatë periudhës së persekutimit dhe burgimit.

"Pasteli ishte më praktik në komunizëm. Në pastel unë mund të shprehja veten, ligësinë e pamatë që takoja tek artistët e kompensoja me mirësinë e pafund te këta njerëzit e thjeshtë. Një farë adhurimi për ta, një farë mirënjohje për ta që ai minatori nga Selenica që unë e bëra në '69, që është minator i vërtetë, nuk është si tërë minatorët e galerisë së Arteve", thotë Velo.

Krahas albumit me vepra në pastel, Maks Velo i ka kushtuar një tjetër album Parisit me vizatime. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.