Frenohet rritja, efekti i krizës ekonomike në Japoni

Postuar në 13 Gusht, 2012 06:28

Ekonomia e Japonisë u rrit me vetëm 0.3 për qind në periudhën prill-qershor, gjysma e ritmit të parashikuar duke nxitur shqetësime për uljen në shpenzimet e konsumatorëve, por dhe peshën e krizës së borxhit europian mbi ekonominë globale.  

Ishte parashikuar që rritja ekonomike e Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë tremujor të ishte 0.6 për qind. Megjithatë, ndërsa ndikimi i aktiviteteve për rindërtimin pas tërmetit të vitit të kaluar dhe cunamit që pasoi zbehet, zyrtarët e qeverisë japoneze mbeten optimistë për të ardhmen e ekonomisë së vendit. Edhe pse rënia shoqëroret dhe me ngadalësimin global të nxitur nga pritja në tregjet financiare. 

Përveç Japonisë, janë dhe Shtetet e Bashkuara e Kina që kanë raportuar rritje të dobët në tremujorin prill-qershor krahasuar me shifrat e mëparshme. Analistët parashikojnë të tjera rënie në periudhën korrik-shtator, ndërsa bie kërkesa e brendshme dhe eksportet vazhdojnë të dobësohen për shkak të krizës së Evropës. Monedha vendase është bërë një strehë të sigurt gjatë krizës së borxhit të zonës euro, nga ana tjetër kjo ka peshuar mbi të ardhurat nga eksportet.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.