Dhuna raciste dhe policore, emigrantët protestë në Athinë

Postuar në 25 Gusht, 2012 05:40

Mijëra emigrantë zhvilluan dje në Athinë një marshim proteste, me qëllim “për të denoncuar rastet e dhunës raciste dhe policore” ndaj të huajve në Greqi. 

Rreth 3000 protestues, kryesisht pakistanezë, pas përfundimit të marshimit që nisi në sheshin Omonia, u tubuan para Parlamentit grek. 

Më parë, ishin shënuar tensione të kufizuara, kur një pjesë e protestuesve sulmoi dhe goditi katër persona, pa u sqaruar nga policia shkaqet e sulmit dhe viktimat. 

Në marshimin e protestës merrnin pjesë edhe pjesëtarë të grupimit të së majtës radikale, ANTARSYA. Lidhur me këtë fakt kryetari i shoqatës së pakistanezëve në Greqi, Syed Mohammad Jamil, tha se “protesta nuk duhet bërë objekt shfrytëzimi partiak nga askush”. 

Jamil tha se kjo protestë u zhvillua për shkak të “rasteve të dhunës raciste ushtruar nga pjesëtarë të Agimit të Artë, madje dhe në mjediset e kultit fetar, por edhe të dhunës policore nga një pjesë e policëve, pjesëmarrës në operacionet e javëve të fundit në Athinë, kundër emigrantëve klandestinë”. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.