Al Assad: Lufta do zgjasë. Do fitojmë mbi terroristët

Postuar në 29 Gusht, 2012 06:48

Presidenti sirian, Bashar Al Assad thotë se qeverisë së Damaskut i nevojitet më shumë kohë për të fituar betejën kundër terroristëve. Ai është shfaqur në një intervistë në televizionin proqeveritare al Dunia, gjatë së cilës e ka cilësuar jorealiste idenë e krijimit të zonave të ndërmjetme humanitare brenda Sirisë.

Aktivistët e opozitës thonë se ushtria është hedhur në ofensivë në të gjithë vendin për të rimarrë kontrollin në zonat e mbajtura nga kryengriëtsit. Bombardime të rënda njoftohen nga kryeqyteti Damask, në Aleppo dhe në provincën veriperëndimore të Idlib. Për Al Assad, të gjitha këto luftime janë një betëjë si rajonale ashtu edhe ndërkombëtare.

"Përfundimisht do të duhet kohë për t'i dhënë fund këtyre luftimeve. Por, mund ta përfifrazoj kështu: po ecim përpara. Situata në terren është më e mirë tani, por ende nuk është drejt fundit. Kjo do të kërkojë më shumë kohë"- tha Al Assad.

Presidenti sirian i ktheu përgjigje edhe propozimit të ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutoglu për zona të ndërmjetme të OKB-së brenda Sirisë ku të strehohen refugjatët dhe të shpërndahet ndihma humanitare.

"Nuk mund të zmbrapsemi për shkak të injorancës së disa zyrtarëve turq", tha Al Assad. Dezertimet e fundit mes zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe ushtrisë së tij, ai i cilësoi spastrime nga njerëzit që u mungonte patriotizmi. 

Ndërkaq, të martën të paktën 12 persona, përfshi edhe tre fëmijë, u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën kur një autobombë shpërtheu gjatë një funerali në Xharamana, periferie e Damaskut. Janë mbi 18 mijë personat që kanë humbur jetën në 17 muajt e luftës civile në Siri.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.