Aleanca Kuqezi: Kemi hapur dosje penale për ministrin Imami

Aleanca Kuqezi ka ngitur sot një sërë akuzash ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.
Me anë të një deklarate të bërë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuesit e AK, e kanë akuzuar Imamin për shitjen e detit e armatimeve, ndërsa shtojnë se ai është njëri nga ministrant për të cilët AK, pretendon se po përgatit dosje hetimi.
“Imami dhe vartësit i dorëzuan 355.4 km katror det Greqisë. Janë shkatërruar 85 anije luftarake, janë zhdukur 200 avionë, janë shitur 1060 tanke dhe 4 nëndetëse për skrap. Imami privatizoi qindra baza ushtarake për qeveritarë, pas Bumçit e Berishës me dosje hetimi ”, thuhet në deklaratën e AK.
Aleanca Kuqezi e akuzoi më tej ministrin Imami si i ka dhuruar Serbisë, avionët e fundit MIG.
Për Aleancën Kuqezi Imami është “një vegël e Berishës në qeverinë e korrupsionit galopant”.
Aleanca Kuq e Zi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, pasi sipas tyre ka kryer veprat penale te korrupsionit dhe shpërdorimit te detyrës. “Neni 260 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënon me burgim nga 6 vjet deri në 12 vjet dhe me gjobe deri ne 5 milion te reja”, thuhet në deklaratën e AK.
Ballkanweb.com
Add new comment