Qeveria e Kosovës rrit pensionet me rreth 40%

Qeveria e Kosovës në mbledhjen së enjtes ka marrë vendim që të rriten pensionet e pensionistëve kontributdhënës, pensioneve bazike dhe pensioneve të personave me aftësi të kufizuar.
Kategoria e kontributdhënsve përfitojnë rritje prej 40% ndërsa dy të tjerat nga 33.3%. Rritja vlen për tërë këtë vit, pra 2012, ndërsa një pjesë e shumës do t’u ipet në mënyrë retroaktive, pjesa tjetër nga janari i vitit 2013.
Edhe pensionet e aftësisë së kufizuar do të rriten në lartësi prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e kësaj rritje do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.
Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontribut-dhënës dhe 17 mijë e 200 përfitues të pensioneve për aftësi të kufizuar.
Ballkanweb.com
Add new comment