Kriza, Hollande: Më e keqja kaloi

Për presidenti francez, Hollande “më e keqja, dmth rreziku për një shpërthim të zonës Euro, ka kaluar” dhe tani është koha për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe luftën ndaj papunësisë.
Deklarata e presidentit francez u lëshua në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”. Megjithatë, thotë Hollande ekonomitë e zonës së monedhës së përbashkët janë ende larg përformancës së tyre më të mirë, ndaj na takon ne të rindërtojmë të ardhmen, vijon ai.
“Europa ka rinisur të lëvizë me ritme më të shpejta në disa drejtime që pa frikë mund t’i quajmë pararojë të Europës së re dhe ekonomisë së saj që po rindërtohet mbi bazën e rregullave dhe ligjeve të përbashkëta mes vendeve anëtare”, thotë Hollande në intervistën e tij.
Presidenti francez vlerëson reformat ekonomike në vendet e prekura më fort nga kriza dhe shton se këto sakrifica nuk do të shkojnë dëm, por do të sigurojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë Europën.
top-channel.tv
Add new comment