Ekonomia kineze vazhdon ngadalësimin

Postuar në 18 Tetor, 2012 09:03

Kriza në Eurozonë dhe vështirësitë e ekonomisë amerikane po reflektojnë edhe në ekonominë kineze, rritja ekonomike e së cilës vazhdon të ngadalësohet. 

Ndonëse rritja e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, me 7,4% në tremujorin e tretë të vitit 2012 mbetet ende e jashtëzakonshme, një nivel i tillë rritje është më i ulëti në katër vjet. Të dhënat mbi rritjen ekonomike u publikuan ditën e enjte nga Banka Qendrore e Kinës. Megjithatë, në deklaratën e saj, përshkruhej se situata financiare është stabilizuar dhe se ekzistojnë të dhëna që rrisin bindjen për përshpejtimin e rritjes në muajt e ardhshëm.

Sinjale të tilla vijnë në një moment të mirë për Kinën, e cila do të përballet me ndryshime të liderve të saj më vonë gjatë tetorit. Si rrjedhojë e publikimit të të dhënave optimiste të Bankës së Kinës, bursat aziatike reaguan duke regjistruar rritje të rëndësishme të kuotimeve të tyre. Midis bursave që regjistruan fitimet më të larta ishte edhe ajo e Hong Kongut, e cila u rrit me 1,2% gjatë ditës. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.