Çertifikatë profesioni, MASH: Dokumenti për emigrantët

Postuar në 20 Tetor, 2012 10:32

Shumë shpejt të gjithë emigrantët shqiptarë do të pajisen me një çertifikatë për profesionin që ata kanë vite që e ushtrojnë në shtetin  fqinj, por që aktualisht nuk ju njihet. Agjensia e Arsimit dhe Formimit profesional në vend do t'ju mundësojë emigrantëve, por edhe personave të tjerë që pas një kursi kualifikimi, ata të pajisen me një dokument i cili do të njihet zyrtarisht si në Shqipëri po ashtu dhe në shtetin ku ata punojnë, duke ju sjellë përfitime këtyre të fundit nga politikat që kanë shtetet përkatëse për  profesionistët.

"Të integrohen gjithmonë e më tepër njerëz të cilët janë profesionistë, kanë punuar për një kohë të gjatë në profesion, por ju mungon çertifikimi I duhur. Kjo është veçanërisht problematike për emigrantët që kanë punuar me dekada me rradhë në Itali, në Gjermani, etj, që e njohin shumë mirë profesionin, por ju mungon çertifikimi. Me diplomimin apo çertifikimin e tyre do të bëhen edhe marrëveshjet reciproke në kuadër të sistemi të Bolonjës dhe Sistemi të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve"- tha Ilir Kalemaj, drejtor i Agjensisë së Arsimit dhe Formimit Profesional.

Çertifikimi i profesioneve nëpërmjet kurseve të posaçme do të nxisë të rinjtë të arsimohen në profile për të cilat tregu i punës ka nevojë. Sot gjithnjë e më shumë po rritet interesi për profesione të mirëfillta që lidhen me shërbimet në komunitet si hidraulik, mekanik apo ata që merren me bujqësinë.

"Shërbimi i mjeteve të transportit është një nga degët më të kërkuara përsa i përket shkollave profesionale. Po ashtu shkolla të tilla si mekanik, hidraulik. Shkollave bujqësore po u jepet gjithnjë e më tepër vëmedje"- tha Kalemaj. 

Aktualisht ministria e Arsimit është drejt përfundimit të strategjisë kombëtare për arsimin profesional në vend, 2013-2020. Krahas kurseve në të synohet që rreth 30% e  nxënësve që mbarojnë arsimin 9- vjeçar të ndjekin atë të mesëm profesional në shkollat e posaçme.

Edlira Sulejmani

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.